Peci: Trepça ‘89 është emër i madh, e kemi kthyer aty ku e ka vendin

Futboll

Peci: Trepça ‘89 është emër i madh, e kemi kthyer aty ku e ka vendin

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2022 Në ora: 13:18
Peci: Trepça ‘89 është emër i madh, e kemi kthyer aty ku e ka vendin

Trepça ’89 e Mitrovicës rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit dominuan në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A dhe dëshmia më e mirë është edhe epërsia bindëse me pikë ndaj vendit të dytë, Lirisë së Prizrenit.

Trepça ’89 është kampion i ligës së parë me 57 pikë, 14 pikë më shumë se Liria. 

Edhe një javë ka mbetur edhe të bie perdja e këtij edicioni në këtë rang garash.  

Futbollisti i Trepçës ’89, Lulzim Peci, tha se falë punës dhe lojërave të mira, arritën qëllimin.  

“Padyshim rruga drejt rikthimit në elitë nuk ka qenë e lehtë, por me punën dhe përkushtimin e stafit të trajnerëve në krye me Shpëtim Idrizin dhe të gjithë bashkëlojtarëve e bëri më të lehtë rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Gjithashtu përkrahja e vazhdueshme e kryesisë së klubit në çdo aspekt ndikoj në suksesin e këtij viti.

Trepça ‘89 është emër i madh në futbollin kosovar dhe ne së bashku e kemi kthyer aty ku edhe e ka vendin, pra ne elitë.

Tani na pret shumë punë dhe përkushtim që të mendojmë për objektivat e sezonit që na pret në Superligë”, thotë Peci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Trepça '89 për 26 ndeshje ka 16 fitore, 9 barazime dhe vetëm 1 humbje e me goldallim 52:12. 

Kjo dëshmon për sulmin më të mirë dhe mbrojtjen më të fortë, në anën tjetër vetëm një humbje ka për 26 ndeshje. Trepça ’89 për çdo ndeshje ka shënuar mesataren nga 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat