Pasojat në Manchester United

Futboll

Pasojat në Manchester United

Më: 8 maj 2022 Në ora: 13:44
Pasojat në Manchester United

Lojtarët e Manchester United raportohet se po përballen me ulje pagash deri në 25 për qind pasi “Djajtë e Kuq” humbën mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Ralf Rangnick humbi 4-0 si mysafir ndaj Brighton & Hove Albion dhe kjo i dha fund matematikisht shpresave të tyre. Ata aktualisht janë në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës me vetëm një ndeshje para.

Përtej aspektit sportiv dhe prestigjit, mosluajtja në Champions League do të ketë edhe pasoja financiare për klubin.

Sipas Daily Mail, futbollistët tani përballen me ulje të pagave deri në 25 për qind pasi nuk e arritën fazën e grupeve të Champions League.

Cristiano Ronaldo, për shembull, do ta shihte pagën e tij të reduktuar nga 385,000 paund në javë në 288,000, ndërsa David de Gea thuhet se do të shkonte nga marrja e rreth 375,000 paund në javë në rreth 281,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat