Ronaldo mban bisedime me Sir Alex Ferguson për të ardhme e tij

Futboll

Ronaldo mban bisedime me Sir Alex Ferguson për të ardhme e tij

Më: 8 maj 2022 Në ora: 14:58
Ronaldo mban bisedime me Sir Alex Ferguson për të ardhme e tij

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Sir Alex Ferguson për të ardhmen e tij në Manchester United.

Kështu ka raportuar mediumi anglez “The Mirror”.

37-vjeçari nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare pas kthimit të tij në “Old Trafford” verën e kaluar, por është spekuluar se ai mund të largohet herët pas sezonit të mjerueshëm të klubit 2021-22.

Raporti shton se Ronaldo dhe Ferguson, të cilët jetojnë afër njëri-tjetrit në Cheshire, kanë shijuar biseda të rregullta në shtëpitë e tyre luksoze përkatëse gjatë gjithë sezonit të trazuar të Unitedit.

Ronaldo ka të ngjarë të qëndrojë tani, megjithatë, dhe Ferguson mendohet se e ka ndihmuar atë të jetë pjesë e planeve të Erik ten Hagut kur ai të vijë për të zëvendësuar Ralf Rangnick.

Ronaldo ka dhënë një sezon të jashtëzakonshëm duke shënuar 24 gola për Unitedin këtë sezon në 39 ndeshje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat