Roshi jep asist për një gol të Balajt

Futboll

Roshi jep asist për një gol të Balajt

Më: 8 maj 2022 Në ora: 17:10
Roshi jep asist për një gol të Balajt

Sulmuesi shqiptar, Bekim Balaj, ka gjetur golin e 2-të me skuadrën e Bolusporit këtë sezon në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Mund të quhet një gol i gjithi shqiptar, pasi ai që e nisi aksionin ishte Odise Rosi, i cili me një krosim perfekt gjeti Bekim Balaj që nuk gaboi me një gjuajte fantastike me kokë.

Kjo mund të quhet si një histori e përsëritur, pasi një gol i Balajt i asistuar nga Roshi ka ndodhur dhe në Kroaci dhe Rusi.

Ky ishte goli i barazimit për Bolusporin në sfidën përballë Samsunspor, me shifrat aktuale që janë 1-1. Me këtë rezultat, Boluspori, ku luan gjithashtu dhe portieri Gentian Selmani, mban distancën me zonën e rënies,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat