Rashica me Norwich-in pësojnë debakël

Futboll

Rashica me Norwich-in pësojnë debakël

Më: 8 maj 2022 Në ora: 17:30
Rashica me Norwich-in pësojnë debakël

Në përballjen mes Leicester City dhe Everton, skuadra mike arriti të rrëmbente 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi të besuarit e Frank Lampard arritën të fitonin me shifrat 2-1, në kuadër të Premier League në futboll.

Golin e avantazhit për Everton e shënoi Mykolenko 6’, teksa në minutën e 11-të u barazuan shifrat, pasi Daka vendosi baraspeshën. Për t’i dhënë sërish avantazhin të besuarve të Lampard shënoi Holgate në minutën e 30-të, teksa do të ishte edhe goli i një fitoreje të madhe për skuadrën e tij, në garën për mbijetesë.

Me këtë fitore Everton shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e 16-të, vetëm 1 pikë më shumë se Leeds që u mposht nga Arsenali.

West Ham “shfryu” nervat e eliminimit nga Europa League te skuadra e Milot Rashicës, pasi “hammers” fituan me 4:0 ndaj Norwich-it. Milot Rashica u paraqit 46 minuta prë Norwich-in, në këtë debakl.

3 gola arriti të shënonte West Ham në pjesën e parë ku rrugën e rrjetës e gjetën Benrahma 12’ dhe 45+,  Antonio 30’, ndërsa për të vulosur fitroren 4-0 mendoi Lanzini në minutën e 65-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat