Incidente e përleshje në derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Incidente e përleshje në derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2022 Në ora: 19:14
Incidente e përleshje në derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Atmosferë po, incidente po, përleshje po, gola jo në derbin shqiptar të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ballafaqimi mes Shkëndijes së Tetovës dhe kampionit të ri, Shkupit, përfundoi pa gola (0:0), në takimin e javës së parafundit (32-të).

Te dy skuadrat luftuan deri në pikën e fundit, por shënuesit nuk e kishin ditën e tyre. 

Pati disa skena të turpshme, futbollisti i Shkupit Ardit Iljazi, u godit me guri, kështu që fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes. mes Shkëndijës dhe Shkupit u vonua për shumë minuta.

“Në fillim të ndeshjes fillimisht është goditur me send të fortë portieri i Shkupit Artan Iljazi e më pas rezervisti Adrit Iljazi. Ndeshja u ndërpre disa herë pasi tifozët e Shkendijës hodhën shirita në fushë, ndaj u desh të pastroheshin fusha”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

Në tribunat e këtij impianti, në momenti që skuadrat dolën në fushë u shpalos flamuri shqiptar nga tifogrupi Ballistët si dhe u kënduan këngë patriotike.

“Pas një sërë incidentesh para dhe gjatë ndeshjes, për pak ndodhi më e madhja. Ndihmës arbitri Goce Petreski është goditur me gur në kokë, madje i është dhënë ndihma mjekësore, në anën e kundërt të fushës ka ndodhur një përleshje e përgjithshme mes dy skuadrave”, shkruan “Sportmedia.mk.”.

Shkëndija e kërkoi me ngulm fitoren por pa sukses.

Shkupi doli i pamposhtur. 

Shkupi është në kryen me 73 pikë e Shkëndija në pozitën e tretë me 60 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat