Memushaj shënon gol në një nga finalet e Peskarës

Futboll

Memushaj shënon gol në një nga finalet e Peskarës

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:12
Memushaj shënon gol në një nga finalet e Peskarës

Ledian Memushaj ka kaluar këtë sezon në Serinë C të Italisë, duke dalë kështu jashtë skenës së protagonizmit. Madje, disa mund të kenë çuar në mendjen e tyre idenë se mesfushori vlonjat ndoshta mund t’i ketë thënë mjaft karrierës së tij në futboll.

Por lojtari i Kombëtares ka ende potencial për të dhënë në fushën e lojës dhe këtë e ka treguar edhe mbrëmjen e sotme.

Peskara është duke luajtur kundër Feralpisalos në fazën play off për ngjitjen në Serinë B, ku në minutën e 6 Memushaj ka tundur rrjetën dhe ka kaluar në epërsi ekipin e tij.

Ndeshja mban shifrat 1-1, por në lojë ka ende minuta për tu zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat