Rinovim për rekord në Europë

Futboll

Rinovim për rekord në Europë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 22:01
Rinovim për rekord në Europë

Një futbollist bullgar do të jetë përsëri lojtari më i moshuar në aktivitet në futbollin europian.

Portieri Georgi Petkov, ka firmosur rinovimin me skuadrën e Slavia Sofies në Bullgari.

Klubi ka bërë të ditur se gardiani i cili mbushi 46 vjeç në muajin mars, do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij klubi edhe në sezonin e ri. Ai është portieri i dytë i skuadrës bullgare dhe në këtë edicion ka qenë në dy ndeshje në fushën e lojës.

Petkov ka nisur karrierën mes profesionistëve në vitin e largët 1994, teksa vishte fanellën e klubit Bankia në Bullgari. Ai ka luajtur edhe 18 ndeshje me përfaqësuesen e Bullgarisë, me të cilën është grumbulluar nga viti 1998, deri në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat