Florenci: Kemi edhe dy finale

Futboll

Florenci: Kemi edhe dy finale

Më: 9 maj 2022 Në ora: 12:41
Florenci: Kemi edhe dy finale, golin ua kushtoj…

Qëndroi thuajse dy muaj jashtë dhe luftoi për të qenë gati për ndeshjet e fundit. Alesandro Florenci e ka merituar përfundimisht blerjen nga ana e kuqezinjve që e kanë huazuar nga Roma. Gola me peshë, por edhe përvojë nga ana e 31-vjeçarit. Pas ndeshjes ai foli për televizionin e klubit duke deklaruar:

“Një sukses i tillë flet qartë për ekipin i cili që sot mendon për takimin e radhës. Na presin edhe dy finale e do të jemi gati, por ky moment duhet shijuar”.

Goli i tij i dha qetësi skuadrës në fund të takimit, por edhe e afroi me titullin. Nga përvoja e tij, Florenci nuk pranon të bëjë llogari.

“Ata që punojnë në fund marrin atë që meritojnë. Kam punuar shumë muajin e fundit, ky gol është për familjen time dhe shokët. Sa për titullin, nuk duhet të shkojmë shumë larg me mendimet.

Le të mendojmë vetëm për këtë moment dhe kaq. Tani është koha, është koha për të pedaluar dhe për të dhënë gjithçka. Le të vazhdojmë kështu dhe të mendojmë vetëm për Atalantën”, përfundoi xholi kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat