Interi ia cakton çmimin Lautaros

Futboll

Interi ia cakton çmimin Lautaros

Më: 9 maj 2022 Në ora: 16:54
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të verës.

24 vjeçari ka kontratë me “Nerazzurri” deri në vitin 2026 dhe ai është lumtur në Milano.

Megjithatë, mediumi “ESPN” raporton se Zikaltrit do të jenë të detyruar ta shesin përfaqësuesin argjentinas për t’i balancuar sadopak financat, pasi po kanë probleme financiare.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Interi e vlerëson Lautaron 60 milionë euro.

Sulmuesin në super-formë po e kërkon Arsenali.

Por, edhe klubet tjera të mëdha evropiane, sidomos ato angleze, do ta prisnin duar-hapur sulmuesin e Interit.

Gjatë verës që vjen, kampioni aktual italian po planifikon ta rikthejë Romelu Lukakun, i cili po e kalon një edicion dëshpërues në Chelsea.

Prandaj, do të ishte e papërballueshme për Interin që t’i paguajë rrogat e Lukakut dhe të Lautaros, prandaj edhe argjentinasi mund të largohet nga Italia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat