Çfarë po ndodh, Mbappe ndodhet në qytetin e Madridit!

Futboll

Çfarë po ndodh, Mbappe ndodhet në qytetin e Madridit!

Më: 9 maj 2022 Në ora: 17:38
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka rritur edhe më shumë zërat për një transferim të tij te Real Madridi.

Sulmuesi francez është parë sot në qytetin e Madridit, së bashku me bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Achraf Hakimin.

“Cope” ka publikuar pamjet ku shihen Mbappe dhe Hakimi, teksa mediumi raportoi se ata kanë ngrënë në një restorant të famshëm në kryeqytetin spanjoll.

Kësisoj, spekulimet rreth transferimit të 23-vjeçari në “Santiago Bernabeu” tashmë janë rritur edhe më shumë.

Kohëve të fundit është raportuar se ish-sulmuesi i Monacos te Real Madridi do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon më 30 qershor.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse kjo vizitë e Mbappes në Madrid lidhet edhe me një transferim të tij te “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat