City ia cakton çmimin kartonit të Gabriel Jesus

Futboll

City ia cakton çmimin kartonit të Gabriel Jesus

Më: 10 maj 2022 Në ora: 07:32
Gabriel Jesus

Gabriel Jesus është në mesin e emrave që përmendet në mundësinë për t’u larguar nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi brazilian ka qenë pikë kyçe e skuadrës në fundin e këtij sezoni, por gjatë gjysmës së sezonit të parë nuk ka pasur hapësirat e duhura.

Së fundmi si skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është ajo e Arsenal, e cila tashmë ka mësuar një çmim.

Raportime nga Bruno Andrade bëjnë të ditur se City duan 60 milionë euro për të liruar kartonin e Jesus.

Varësisht prej asaj se si ecin negociatat, ‘Citizens’ janë gati të zbresin deri në 50 milionë euro.

Gjithsesi, ideja kryesore është që palët të pajtohen për një largim dhe gjithçka të arrihet në mënyrë miqësore.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do të jenë gati të bëjnë këtë hap drejt Gabriel Jesus, me çmimin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat