Tirana me “dhimbje koke” pas titullit

Futboll

Tirana me “dhimbje koke” pas titullit

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:50
Tirana me “dhimbje koke” pas titullit

Kampionë, për të 26 herë në histori, Tirana si askush tjetër. Bardheblutë kanë arritur objektivin, por festa, edhe pse legjitime, nuk zgjat shumë. Tani Tirana fillon një tjetër betejë, atë për të ardhmen, dhe këtu konkurenca është shumë më e fortë.

Tirana garon me skuadra europiane, në fushë për sa i përket Champions League ku do të nisë aventurën në raundin e parë kualifikues të kompeticionit, por sidomos në merkato. Synimi i drejtuesve është të ruajnë grupin të paprekur për kompeticionet europiane, por nuk është një mision i lehtë. Gjatë sezonit të titullit, janë disa lojtarët që janë evidentuar duke hyrë në radarët e skuadrave me fuqi të konsiderueshme ekonomike.

Erjon Hoxhallari është një ndër lojtarët e destinuar për t’u larguar, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet Idriz Bathës te Uta Arad në Rumani. Akordi është shumë pranë edhe pse ende gjërat nuk janë zyrtare. Por ndërkohë një vit i suksesëshëm ka bërë që ofertat të mos mungojnë edhe për disa lojtarë të tjerë.

Taulant Seferi, Visar Bekaj, Ennur Totre apo Redon Xhixha kanë oferta konkrete dhe jo pak tunduese, sidomos në aspektin financiar, dhe klubit do t’i duhet të vlerësojë me kujdes çdo rast për të parë se cili prej tyre do të largohet. Ndërkohë sirenat e merkatos nuk kanë lënë mënjanë as strategun e këtij suksesi.

Orges Shehit i përfundon kontrata me mbarimin e sezonit, dhe drejtuesve të klubit do t’i duhet të ulen në një tavolinë me trajnerin për të diskutuar në lidhje me të ardhmen, duke qenë se edhe trajneri ka oferta konkrete me një pagë konsiderueshëm më të lartë nga ajo çka përfiton te bardheblutë.

Të gjitha piketa për t’u vendosur pas fitimit të një titulli kampion, Tirana tani konkuron me skuadra europiane me fuqi ekonomike më të madhe se ajo e bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat