Gjermani ndodhet në qytet për vizitat mjekësore

Futboll

Gjermani ndodhet në qytet për vizitat mjekësore

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:13
Gjermani ndodhet në qytet për vizitat mjekësore

Karim Adeyemi ndodhet në Dortmund për të kryer ekzaminimet mjekësore qe në verë të bashkohet me Borussia Dortmund. Afrimi i parë i Dortmund, pasi Erling Haaland të bashkohet me Manchester City-n, do të jetë autori i 23 golave të Red Bull Salzburg këtë sezon.

Mëngjesin e kësaj të marte, sipas raportimeve të medieve gjermane, Adeyemi ka mbërritur në qytet me avion privat nga Munich-u rreth orës 11:00.

20-vjeçari është duke kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe testet fizike dhe pasi të gjitha këto procedura të kenë mbaruar, gjermani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Dortmund-in.

Kontrata e sulmuesit me Salszburg përfundon në verën e 2024-ës megjithatë palët kanë rënë dakord për lëvizjen e talentit te Borussia Dortmund dhe vetë Adeyemi është shumë i lumtur me këtë vendim për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat