Zendeli vjen me një apel të fortë

Futboll

Zendeli vjen me një apel të fortë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 17:35
Zendeli vjen me një apel të fortë

Dikur iu gëzoheshin fitoreve të njëra tjetrës, dikur e ndanin bashkë tribunën për të festuar sukseset e ndërsjella, mirëpo viteve të fundit situata nuk është e tillë. Gjërat kanë ndryshuar aq shumë, sa që vllaznillëku mes tifo grupeve “Ballistët” të Shkëndijës dhe “Shvercerave” të FC Shkupit, ka shkuar aq larg sa që nëse nuk ulen gjakrat, mund të vie edhe te më e keqja.

Të dielën dy skuadrat më të mira shqiptare nga vendi ynë u takuan në Tetovë, e ku realisht mbizotërroi një atmosferë tepër e zjarrtë, sikurse aty të vinte ndonjë skuadër serbe, e jo shqiptare.

Megjithatë deri te një situatë e tillë, siç shihet në videon më lartë, e ku tifozët vendas hedhnin shishe plastike dhe gjësenda të tjera në drejtim të futbollistëve shkupjane, kanë kontribuar ndoshta edhe ndodhitë e fundit në stadiumin e Çairit, e ku në të njëjtën mënyrë me shishe plastike ishin gjuajtur futbollistët e Shkëndijës.

Vërtetë skena shumë të ulëta, e që nuk ju ngjajnë shqiptarëve. Këtë mendim ndanë edhe ish portieri i të dyja skuadrave, Suat Zendeli, apeli i të cilit është që në ndeshjen e rradhës mes Shkëndijës dhe FC Shkupit, qoftë në Tetovë apo Shkup, tifozët e të dyja skuadrave të festojnë bashkë dhe të jenë vëllezër të vërtetë.

Në një prononcim për TVM2, Zendeli thotë se nuk guxojmë ti shajmë nënat, motrat dhe gratë shqiptare, njëri tjetrit.

“Nëna shqiptare ka lind burra, dhe ne kështu duhet ta konsiderojmë, motra shqiptare ka lindur burra, gratë tona kanë lindur burra, që i kanë dalë zotit vendit kur u nevojit një gjë e tillë. Nuk dua të tingëllojë si patriotë, por duhet ta vlerësojë femrën, ashtu siç e meriton dhe jo ti shajmë nënat, ti shajmë motrat, ti shajmë gratë njëri tjetrit” – shprehet Suat Zendeli.

Ai kërkon që sa më shpejtë të mbyllen këto mosmarrëveshje mes dy tifo grupeve më të mëdha shqiptare dhe në stadiume të tregojmë kulturë tifozëllëku, duke anuar secili për skuadrën që e simpatizon.

“Ndeshja e rradhës Shkëndija-FC Shkupi le të jetë një kapitull i mbyllur, apel për gjithë tifozët qofshin ato të Shkupit, apo të Shkëndijës, mjaft se jemi bërë turp i Botës. Unë po flas tani nga të dyja palët.

Jemi bë turp i botës dhe këtë çështje neve patjetër ta mbyllim, duke filluar nga ne sportistët, nga ish sportistët, nga trajnerët, nga politikanët, gjithë ata që kanë ndikim, që është autoritativ, që mund të flase një fjalë të bukur, apeli ynë është që ti ikim në ndeshje, të përkrahim ekipin tonë, ta duam ekipin tonë, ti mbështesim ato në humbje, në fitore, dhe të marrë fund njëherë e përgjithmonë kjo katrahurë që ka ndodhur mes dy klubeve shqiptare” – tha Zendeli.

“Unë si ish portier i të dyja klubeve, për mua shqiptarët janë si një trup dhe nuk i ndajë, bëjë apel, ulni gjakrat, nuk ka nevojë kaq tension, nuk ka nevojë kaq mllef. Bëjë apel tek të gjithë sportdashësit, e në veçanti te ato që janë për sportin, mediat, mos e tensionojnë situatën për të marrë ‘like’, për të bërë poena, por ulni gjakrat, se ju jeni nga më të mëdhenjtë që mund të kotribuoni, për tejkalimin e kësaj situate.

Ky është apeli im, në ndeshjen e rradhës kur të iki unë për të ndjekur, qoftë në Shkup, apo në Tetovë, i dua të jenë vëllezër, ashtu siç ju takon” – është shprehur legjenda Suat Zendeli, i cili në të kaluarën ka mbojrtur ngjyrat e të dyja skuadrave, edhe Shkëndijës dhe FC Shkupit, me të cilat madje ka fituar edhe tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat