Krerët e FFK-së marrin pjesë në Kongresin e UEFA-s 

Futboll

Krerët e FFK-së marrin pjesë në Kongresin e UEFA-s 

Më: 10 maj 2022 Në ora: 17:48
Krerët e FFK-së marrin pjesë në Kongresin e UEFA-s 

Krerët e FFK-së marrin pjesë në Kongresin e UEFA-s!

Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri po qëndrojnë në Vjenë, ku nesër do të marrin pjesë në Kongresin e 46-të të UEFA-s.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s si dhe takimet e sektorëve të ndryshëm të UEFA-s, në të cilat janë pjesë përfaqësuesit e federatave nacionale.

Në Kongresin e UEFA-s krahas raporteve të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, të KE të UEFA-s dhe të administratës së UEFA-s, si dhe raportit financiar, do të diskutohet edhe për Kampionatin evropian 2024 dhe për formatet e reja garuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat