Guardiola: Ja çfarë më ndaloi

Futboll

Guardiola: Ja çfarë më ndaloi

Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:23
Guardiola: Ja çfarë më ndaloi

Manchester City ka zyrtarizuar pak më parë se Erling Haaland është pjesë e tyre tashmë.

Megjithatë, trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola u pyet në konferencën për mediet në prag të ndeshjes në transfertë kundër Wolves, që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në orën 21:15, se pse ai nuk po ua konfirmonte lajmin se norvegjezi do të bashkohet me City-n, (duhet theksuar se konferenca u zhvillua disa orë përpara se Manchester City të zyrtarizonte afrimin e Haaland).

Gjendur në këtë situatë tekniku, u tha gazetarëve se nuk ishte në dorën e tij dhe se e kishte të ndaluar nga të dy klubet, si nga City ashtu edhe nga Borussia Dortmund, që të fliste për këtë çështje përpara se të mbaronin të gjitha procedurat.

“Nuk është se nuk dua të flas për këtë, do doja të flisja për këtë, por… dy klubet më kanë thënë që jo, pa përfunduar të gjithë hapat burokratike. Do të kemi kohë të flasim për këtë.”-deklaroi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat