Lizarazu: Mbappe duhet të largohet nga PSG

Futboll

Lizarazu: Mbappe duhet të largohet nga PSG

Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:34
Lizarazu: Mbappe duhet të largohet nga PSG

Lizarazu: Mbappe duhet të largohet nga PSG për te Real Madrid!

Kylian Mbappe do të bëjë zgjedhjen e duhur nëse largohet nga Paris Saint-Germain për tek Real Madrid, sipas Bixente Lizarazu.

Lizarazu mendon se për Mbappe do të ishte ideale një lëvizje e finalistëve të Champions League dhe mundësia për t'u lidhur me bashkëlojtarin e Kombëtares franceze, Karim Benzema.

Mbappe pritet t'i skadojë kontrata me PSG-në në fund të sezonit, por megjithatë kampionët e Ligue 1 shpresojnë ta bindin 23-vjeçarin të zgjasë qëndrimin e tij në Parc des Princes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat