Mund të largohet nga Tirana

Futboll

Mund të largohet nga Tirana

Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:00
Mund të largohet nga Tirana

Erjon Hoxhallari me shumë gjasa do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Tirana në përfundim të sezonit. Mbrojtësi dhe kapiteni i bardhebluve paralajmëroi diçka të tillë edhe në përfundim të ndeshjes me Partizanin, ku Tirana u shpall zyrtarisht kampione, ndërsa SuperSport ka mësuar të tjera detaje.

Kështu burimet konfirmojnë se mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me klubin rumun të UTA Arad, ku aktualisht luan një tjetër ish-futbollist i bardhebluve dhe shok me Hoxhallarin, Idriz Batha.

Kapiteni rinovoi kontratën pak ditë më parë me Tiranën, por në të ka një klauzolë që e lë të lirë, nëse I vjen një ofertë nga jashtë vendit dhe pritet të largohet nga bardheblutë me parametra zero.

Kjo është një mundësi mjaft e mirë për Hoxhallarin, që ka një jetë te Tirana, pasi është rritur në ekipet e moshave bardheblu dhe tashmë në moshën 26-vjeçare, do të ketë mundësinë të provojë veten në një tjetër kampionat.

UTA Arad militon në ligën elitare rumune dhe ka siguruar mbijetesën edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa Batha ia doli të luajë plot 34 ndeshje në sezonin e tij të parë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat