Barcelona shpreh interesim për mbrojtësin e Tottenhamit

Futboll

Barcelona shpreh interesim për mbrojtësin e Tottenhamit

Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:59
Barcelona shpreh interesim për mbrojtësin e Tottenhamit

Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Sergio Reguilon, i cili thuhet se nuk është i lumtur te Tottenham Hotspur shkaku i minutave të paktë.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, teksa “The Mirror” ka raportuar se klubi ka shprehur interesim për anëtarin e skuadrës londineze.

Çmimi mund të sjellë probleme për këtë lëvizje, pasi që çmimi i Reguilonit mund të rritet shkaku i kontratës.

Spanjolli me Tottenhamin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Klubi katalunas thuhet se është duke vëzhguar edhe Marcos Alonson e Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat