Media serbe i vërsulet Ukrainës për Kosovën! 

Futboll

Media serbe i vërsulet Ukrainës për Kosovën! 

Nga: K.G. Më: 10 maj 2022 Në ora: 21:26
Media serbe i vërsulet Ukrainës për Kosovën! 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrei Pavelko, prezantoi fanellën me të cilën kombëtarja e shtetit të tij do të luajë ndeshje miqësore dhe kualifikuesen për Kampionatin Botëror  - Katar 2022.

Shumë media serbe i vërsulen Ukrainës për shkak të Kosovës.

“Kombëtarja e futbollit të Ukrainës në periudhën e ardhshme do të luajë ndeshje miqësore me fanella me flamujt e vendeve që e mbështesin.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrej Pavelko, ka bërë të ditur se këto fanella do të përdoren vetëm në ndeshjet përgatitore.

Në pjesën e përparme të fanellës, së bashku me stemën e Ukrainës dhe logon e prodhuesit të pajisjeve, është ngjitur mbishkrimi "U24", e cila shpall hyrjen e mundshme të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Nën atë afishe, kufijtë shtetërorë të Ukrainës janë të ngjyrosur dhe të shënuar me flamujt e "shteteve që mbështesin Ukrainën", aty është vendosur flamuri i Serbisë, por edhe flamuri i shtetit të vetëshpallur të Kosovës, gjë që Ukraina nuk e njeh zyrtarisht.

Në anën e pasme të fanellës, përmes numrave, janë emrat e qyteteve të përfshira në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë”, shkarravit media serbe “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat