Messi nuk iu kushton vëmendje fishkëllimave

Futboll

Messi nuk iu kushton vëmendje fishkëllimave

Më: 11 maj 2022 Në ora: 12:51
Messi nuk iu kushton vëmendje fishkëllimave

Angel Di Maria ka këmbëngulur që Lionel Messi "nuk u kushton vëmendje" fishkëllimave që ka marrë nga tifozët e Paris Saint-Germain javët e fundit.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i është nënshtruar talljeve të rregullta që nga humbja e klubit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Di Maria ka zbuluar reagimin e Messit ndaj këtyre fëshkëllimëve në një intervistë me Todo Pasa në radion argjentinase “Urbana Play FM”, duke thënë: “Lojtari më i mirë në botë fishkëlliu... është e vështirë të besohet”.

“Por këtu në klub, njerëzit, ultrasit janë kërkues, janë shumë të pasionuar dhe shohin lojtarët më të mirë që vijnë dhe ne jemi eliminuar në 1/16 e Ligës së Kampionëve, është normale që ata janë të zhgënjyer. Kjo ndodh kudo.

"Këtu ndodh me më të mirët në botë. Leo nuk i kushton vëmendje, është një detaj. Është futbolli. Ne e dimë se është kështu, duhet të jetë kështu.

"Ne duhet të jemi të fortë. Është futboll, gjëra të tilla ndodhin”, përfundoi Di Maria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat