West Ham ‘blindon’ Rice, gati kontrata tetëvjeçare

Futboll

West Ham ‘blindon’ Rice, gati kontrata tetëvjeçare

Më: 11 maj 2022 Në ora: 13:29
West Ham ‘blindon’ Rice, gati kontrata tetëvjeçare

Klubi anglez, West Ham nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i tyre Declan Rice.

Anglezi është duke u kërkuar nga dy klubet e mëdha të Premier Leagues, Manchester United dhe Chelsea.

Por, siç raporton ‘talkSPORT’, West Ham është duke përgatitur një ofertë të gjatë për Rice. Kontrata e re do të jetë tetëvjeçare.

23 vjeçari është duke shfaqur formë të lartë këtë sezon të garave me West Hamin. Performanca e tij e shkëlqyer, ka ndezur interesimin e klubeve të mëdha angleze përfshirë edhe Manchester Unitedin dhe Chelsea.

Pavarësisht ofertave që mund të vijnë në adresë të Rice, West Ham është i vendosur ta mbajë lojtarin edhe disa vite në skuadër.

Kontrata e re thuhet se do të jetë tetëvjeçare, derisa lojtari do të përfitojë 200 mijë euro në javë.

Rice këtë sezon të garave, ka zhvilluar 48 ndeshje duke shënuar pesë gola dhe katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat