Guardiola i përgjigjet ish-mbrojtësit të Juves

Futboll

Guardiola i përgjigjet ish-mbrojtësit të Juves

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:35
Guardiola i përgjigjet ish-mbrojtësit të Juves

Duket se eliminimi i Mançester Sitit nga Reali i Madridit në Champions, ka sjellë shumë kritika ndaj teknikut spanjoll, Pep Guardiola.

Njëri prej atyre që e kritikoi spanjollin ishte dhe ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid dhe Juventusit, Patris Evra, i cili u shpreh: “Mançester Siti kërkon lider, por Guardiola nuk do lider. Ai nuk do lojtarë me personalitet sepse do të jetë vetë lider. E bëri dhe te Barcelona, ai krijon ekipe që t’i kontrollojë vetë”.

Përgjigja e Guardiolës ndaj këtyre ishte e shpejtë, me teknikun që tha: Ndoshta ai ka të drejtë, ose ndoshta po e thotë vetëm që të rikthehet te Mançester Junajtid…

Kam pasur lojtarë fantastik në të kaluarën time te Barcelona, Bajerni i Mynihut dhe tani te Mançester Siti. Mund të bëjë një listë të gjatë për sa i përket personalitetit. Disa prej tyre kanë fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian. Patris, nëse do të ishe këtu, do të ta tregoja unë personalitetin dhe karakterin e lojtarëve të mi”, përfundoi spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat