Wijnaldum rikthehet në Premier League?

Futboll

Wijnaldum rikthehet në Premier League?

Më: 12 maj 2022 Në ora: 20:52
Wijnaldum rikthehet në Premier League?

Gini Wijnaldum pas vetëm një sezoni raportohet se mund të largohet nga PSG-ja.

Sipas medieve franceze, kampionët në fuqi të Francës, janë të gatshëm të presin ofertat për Gini Wijnaldum.

Ish-futbollistin e Liverpoolit, përsëri mund ta shohim në Premier League. ‘Le Parisien’ shkruan se Aston Villa dhe Newcastle janë të interesuara për Wijnaldum.

31-vjeçari nuk ia doli që këtë sezon të garave, të sigurojë një vend titullari në skuadrën e Mauricio Pochettinon, dhe duket se lojtari është në kërkim të një sfidë të re.

Aston Villa dhe Newcastle thuhet se shumë shpejtë do të nisin negociatat me PSG-n për transferimin e mundshëm të Wijnaldum.

Lojtari thuhet se është duke u monitoruar edhe nga disa skuadra tjera evropiane, por Wijnaldum duket se preferon Premier Leaguen, ligën më të fortë në Evropë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat