Guardiola: Të ishte për mua rinovoja edhe 10 vite

Futboll

Guardiola: Të ishte për mua rinovoja edhe 10 vite

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:24
Guardiola: Të ishte për mua rinovoja edhe 10 vite

Pep Guardiola është afër fitimit të Premier League për herë të katërt në pesë vitet e fundit.

“Cityzens” dhe trajneri spanjoll po dominojnë kampionatin, por tifozët dhe drejtuesit duan trofeun e Champions League.

Ekipi anglez do të tentojë sërish sezonin e ardhshëm të triumfojë në turneun më të rëndësishëm për klube, teksa Guardiola, i cili ka kontratë me Man City deri në vitin 2023, komentoi për Sky Sports UK mundësinë e rinovimit.

“Nëse vendos të rinovoj me Manchester Cityn, do ta bëj në fund të sezonit të ardhshëm. Jo më parë. Do të duhet të shohim, unë dhe ekipi, nëse jemi mirë bashkë me njëri-tjetrin.

Në të njëjtën kohë, nëse do të ishte në dorën time, mund të rinovoja edhe për 10 vite të tjera me këtë klub, por e përsëris, rinovimi kërkon kohë”, deklaroi trajneri spanjoll i ekipit që kryeson kampionatin anglez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat