Një tjetër vlerësim vjen për Myrto Uzunin

Futboll

Një tjetër vlerësim vjen për Myrto Uzunin

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:37
Një tjetër vlerësim vjen për Myrto Uzunin

Një tjetër vlerësim vjen për Myrto Uzunin, këtë herë në Hungari.

Sulmuesi shqiptar është larguar në merkaton e dimrit te Granada në La Liga. Ky ishte hapi më i madh për të, ndërsa në ndeshjet e fundit është rritur jo pak niveli, me golin dhe asistin e dhënë në dy takimet e fundit.

Por Myrto Uzuni është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Hungarisë.

Pavarësisht kalimit në Spanjë prej disa muajsh, askush nuk e arriti kuotën e 8 golave të shënuara nga lojtari shqiptar.

Në fund ishte Ferencvaros që u shpall kampione e Kupës pasi mundi me shifrat 3-0 Paks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat