Finalja kundër Liverpoolit, Ancelotti zbulon formacionin

Futboll

Finalja kundër Liverpoolit, Ancelotti zbulon formacionin

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:39
Finalja kundër Liverpoolit, Ancelotti zbulon formacionin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, para finales së Ligës së Kampionëve, ka zbuluar se çfarë formacioni do të përdorë kundër Liverpoolit.

Trajneri italian, i cili po synon triumfin e dytë evropian me gjigantit spanjoll pas atij në vitin 2014 në aventurën e tij të parë në “Santiago Bernabeu”, pa skuadrën e tij mbrëmë duke e shkatërruar Levanten me rezultat të thellë 6:0.

Reali veçse e ka mbyllur çështjen e kampionit të La Ligas, dhe tani fokusi i vetëm do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj në Paris, dhe Ancelotti nuk dukej i shqetësuar ku zbuloi disa nga taktikat e tij për në “Stade de France”.

Kur u pyet se si do të jetë formacioni i skuadrës së tij kundër Liverpoolit, përgjigja e Ancelotti ishte:

“4-3-3. Ndonjëherë mund të përfundojë edhe si 4-4-2. Nuk mendoj se ka ndonjë sistem definitiv, ndonjëherë për të bërë presion kundërshtarit, ashtu siç bëmë ndaj Cityt, formacioni ndërron nga 4-3-3 në 4-1-1. Ideja nuk ndryshon shumë, vetëm çështja se si të mbrohesh nga kundërshtari”, tha Ancelotti.

Realit i kanë mbetur edhe dy ndeshje në ligë, kundër Cadiz dhe Real Betis, para finales, ndërsa Liverpoolit i kanë mbetur edhe dy ndeshje në Premier Ligë si dhe finalja e Kupës FA nesër kundër Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat