Lukaku reagon kundër deklaratës së agjentit

Futboll

Lukaku reagon kundër deklaratës së agjentit

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:33
Lukaku reagon kundër deklaratës së agjentit

“Situata e tij është e veçantë dhe askush nuk e priste. Nuk diskutoj zgjedhjet teknike, por është e qartë që ka patur një problem. Tani është i përqendruar për pjesën e mbetur të sezonit, nuk kemi folur për gjëra të tjera.

Rikthimi në Itali? Shumë zhurmë për asgjë. Ai është i përzemërt me klubin dhe tifozët zikaltër, nuk e ka fshehur kurrë, por në këto momente nuk mund të parashikojmë të ardhmen.

Chelsea sapo ka mbyllur shitjen e klubit, nuk njohim pronarët e rinj, si mund të hapim diskutime merkatoje me Milanin apo Interin. Duhet të presim”, kjo ishte deklarata e menaxherit të Romero Lukakut, Federico Pastorello.

Kjo deklaratë siç duket nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit belg, i cili ka reaguar menjëherë në një psotim në “Instastory”.

“Kurrë nuk do të lë dikë të flasë për mua. E kam qepur gojën dhe jam fokusuar të ndihmoj ekipin në fund të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu që, nëse dikush përpiqet të thotë diçka rreth meje dhe klubit, të mos e thotë në emrin tim”, shkruan Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat