Pochettino nuk brengoset

Futboll

Pochettino nuk brengoset

Më: 13 maj 2022 Në ora: 19:52
Pochettino nuk brengoset

Asnjë emër i madh ende nuk është lidhur me kalim te Paris Saint-Germain, por Mauricio Pochettino nuk është i shqetësuar për këtë.

Manchester City ka bërë lëvizjen e parë të madhe duke realizuar një marrëveshje me Erling Haaland, ndërsa Borussia Dortmund ka zëvendësuar superyllin e tyre në largim me Karim Adeyemi. 

Te PSG nuk është e sigurt nëse do t'ia dalin ta ruajnë Kylian Mbappe, për të cilin ka interesim nga Real Madrid. Megjithatë PSG vitin e kaluar siguroi shërbimet e Lionel Messi. 

“Fundi i sezonit po vjen dhe klubi tashmë po punon për sezonin e ardhshëm”, tha Pochettino në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së së shtunës kundër Montpellier, e cila u dominua nga bisedat për transferimet.“Çdo klub punon në mënyrën e vet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat