Bashkëshortja e ish lojtarit të njohur tregon për problemet martesore

Futboll

Bashkëshortja e ish lojtarit të njohur tregon për problemet martesore

Më: 13 maj 2022 Në ora: 23:42
Bashkëshortja e ish lojtarit të njohur flet për problemet martesore

Ish-futbollisti legjendar britanik Wayne Rooney nuk ka qenë aq legjendar në jetën private. Ai është përfshirë disa herë në skandale duke tradhtuar bashkëshorten e tij Kolin Runi dhe duke u shoqëruar me vajza të tjera. 

Kolin ka pranuar së fundmi se martesa e tyre pësoi një krizë pasi Wayne u kap duke drejtuar makinën i dehur i shoqëruar me një vajzë. 35-vjeçarja zbuloi se “nuk ishte e sigurt nëse ata do të ktheheshin bashkë” duke shtuar se kanë kaluar kohë të ndarë.

Deklaratat e Kolin erdhën gjatë dëshmisë së saj të parë në gjyqin kundër Rebeka Vardi. Ajo tregoi se si ishte në një situatë të vështirë pasi Uejn u arrestua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Menaxheri i ‘Derby’ ishte duke çuar Laura Simpson në shtëpi me një  VW Beetle kur policët e arrestuan në vitin 2017 ndërsa Kolin ishte shtatzënë.  Kjo e fundit e cilësoi sjelljen e tij si “të pandeshme” teksa foli për martesën e tyre 14-vjeçare duke u shprehur: “Nuk e dija se si do të funksiononte martesa ime. Nuk e dija se çfarë po ndodhte në atë marrëdhënie, kështu që ramë dakord t’i rregullonim gjërat. Nuk isha e vendosur për këtë. Në këtë kohë kishte spekulime se isha kthyer në shtëpi pasi po kaloja shumë kohë në shtëpinë e prindërve të mi. Po përpiqeshim të rregullonim marrëdhënien dhe të shihnim se ku po çalonin gjërat. Por unë nuk doja që publiku ta dinte këtë. Nuk doja që ata ta dinin se ishim ndarë dhe po ktheheshim bashkë.”

“Unë kam heshtur… nuk dua të jem këtu… është zonja Vardi ajo që më ka sjellë këtu”.

Kolin, 35 vjeç, dhe Wayne, 36 vjeç, të cilët filluan të takoheshin në moshën 16 vjeçare, janë martuar që nga viti 2008 dhe së bashku kanë katër djem – Kai, Klay, Kit dhe Cass. Në një intervistë në shkurt ish-futbollisti pranoi se kishte bërë gabime në të shkuarën në martesën e tij.

Si përfunduan dy bashkëshortet e futbollistëve (Xhimi Vardy dhe Wayne Rooney në gjyq?

Në vitin 2019, gruaja e Rooneyt akuzoi Rebekën për dhënie informacioni personal në gazetën britanike “The Sun”. 

“Për disa vite, dikush që besoja se më ndiqte në llogarinë time personale në Instagram ka informuar vazhdimisht gazetën “The Sun” për postimet dhe historitë e mia private”,– ka shkruar Kolin në rrjetet sociale.

Ndërsa, gruaja e Vardy u mbrojt, duke u siguruar se kjo ishte një gënjeshtër dhe ngriti një padi për shpifje: “Unë kurrë nuk flas me askënd për ty, siç mund ta dëshmojnë disa gazetarë që më kanë pyetur gjatë viteve. Po nëse ke menduar se kjo ishte duke ndodhur, mund të më kishe thënë dhe unë mund të kisha ndryshuar fjalëkalimet e mia,”– u përgjigj Rebeka në të njëjtën mënyrë.

Kolin Rooney dhe ekipi i saj i avokatëve do të duhet të provojnë se fjalët e saj për Rebekën janë të vërteta. Megjithatë, atyre mund t’ju duhet të paguajnë për kostot ligjore të procesit. Nga ana e saj, nëse do të dilte fituese nga gjykata, Rebeka do të merrte kompensim për shpifjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat