Bayerni është në kërkim të një qendërmbrojtësi

Futboll

Bayerni është në kërkim të një qendërmbrojtësi

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:32
Kulibali

Bayerni është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Pas largimit të Zyles drejt Dortmundit, bavarezët janë hedhur në kërkim të një lojtari me eksperiencë që do t’u garantonte kampionëve siguri në prapavijë.

Së fundmi në skenë është shfaqur emri i mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali.

Sipas mediave gjermane, lojtari do të ishte i disponueshëm për bavarezët nëse këta të fundit do të shpenzonin 30 milionë euro, aq sa dhe Napoli kërkon për mbrojtësin.

Ndërkohë që “Bild” shkruan se Bajerni dështoi për të marrë Rydigerin pasi kishte bërë ofertën për lojtarin shumë vonë. Përgjegjësia këtu bie sërish mbi drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç, i cili vazhdon të jetë në qendër të kritikave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat