Në këtë qytet jeton trimi i Kosovës, që rrihte serbët në Beograd, Osijek, Manastir...

Futboll

Në këtë qytet jeton trimi i Kosovës, që rrihte serbët në Beograd, Osijek, Manastir...

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2022 Në ora: 12:35
Sahit Kelmendi me të kaltra, në ndeshjen Osijeku Prishtina, 7 dhjetor 1986

Si futbollist ka qenë luftarak, si shok i padiskutueshëm dhe motivues për bashkëlojtarë në kohën e gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina.

Është Sahit Kelmendi, një trim që nuk e kishte shoqin, nuk e kishte problem të rrihej me serbët në Beograd, as në Osijek as me maqedonët në Manastir.

Gjithmonë në vijë të parë të frontit nëse vinte puna mi qëruar hesapet me ish jugosllavët, asnjëherë nuk iu tremb qerpiku i syrit.

Image

Pesë vite luajti me Prishtinën në ligën e parë ish jugosllave.

Sot jeton një jetë të qetë në Prishtinë, e përcjell me kureshtje futbollin e Kosovës!

Image

Sahit Kelmendi, i dyti ulur në të majtë

Duhet kujtuar edhe rrahjen në Beograd me 20 mars të vitit 1987, në takimin mes Radit dhe Prishtinës. Në video mund ta shikoni nga minuta e 1.34 sekonda, kur futbollisti Sahit Kelmendi se si e nokauton Millosh Driziqin e Radit, në rrahje marrin pjesë edhe Abdyl Bellopoja, edhe Xhevdet Muriqi etj. 

Image

Mund ta shikoni edhe në video, në vitin 1986,  në minutën e 4.14 sekonda, në takimin me 7 dhjetor të vitit 1986 në ish elitën jugosllave, java e 16-të, Osijeku – Prishtina, përfundoi sfida 1:1, ndërsa gjatë ndeshjes Sahit Kelmendi theu këmbën.

Ai në shenjë nervoze godet me shqelm Ivan Shmundllën dhe e shtrin përtokë.

Sahit Kelmendi nuk duroj as në Manastir në ndeshjen me Peliesterin edhe aty goditi në stilin e tij si boksier.

Një djalosh i kohës së artë, futbollist po, luftarak po, trim po dhe besnik i Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat