Griezmann, në një udhëkryq të madh

Futboll

Griezmann, në një udhëkryq të madh

Më: 14 maj 2022 Në ora: 12:43
Griezmann, në një udhëkryq të madh

E ardhmja e Antoine Griezman vazhdon të jetë në një udhëkryq të madh. Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid ende nuk ka marrë një vendim për vazhdimësinë ose jo të sulmuesit te “colchoneros”.

Nëse Atletico Madrid nuk do të zgjedhë të vazhdojë bashkëpunimin me francezin, atëherë Griezman do të duhej të rikthehej te Barcelona, që është klubi që ka në pronësi kartonin e 31-vjeçarit.

Megjithatë, duke parë se Barça tashmë i ka kthyer sytë nga ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, për Griezman do të ishte shumë e vështirë që të gjente një vend në skuadrën “blaugrana”.

Gjatë këtij sezoni me Atletico Madrid, sulmuesi francez ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por duket se këto shifra janë shumë pak për “colchoneros”, që të kërkojnë blerjen e kartonit të tij nga Barça, pasi huazimi përfundon me 30 qershor.

Kontrata e Griezman me Barçën skadon në verën e vitit 2024 dhe premisat janë që 31-vjeçari të mos gjejë më hapësira te skuadra katalanase, në një situatë të tillë e ardhmja e francezit duket shumë e zymtë për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat