Muçi nuk ka ndryshuar ende

Futboll

Muçi nuk ka ndryshuar ende

Më: 14 maj 2022 Në ora: 13:02
Muçi nuk ka ndryshuar ende

Trajneri Vukoviç ka rezervuar më në fund minuta për Ernest Muçin.

Pavarësisht se Legia e Varshavës e kishte siguruar mbijetesën, sulmuesi shqiptar nuk e nisi titullar përballjen e djeshme.

Ish-lojtari i Tiranës hyri në fushë nga stoli, duke zëvendësuar Celhakën në minutën e 67.

Ernest Muçi ka treguar klasin e tij në minutën e 85, kur jep një pasim të mrekullueshëm më të djathtën për të vijuar aksionin në krahë.

Një aksion ky që e dërgoi më pas rezultatin në 2-2, teksa Pazdan shënoi një autogol që i dha Legias së Varshavës dhe Jagiellonias nga një pikë mbrëmjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat