Liverpooli fiton Kupën e Anglisë

Futboll

Liverpooli fiton Kupën e Anglisë

Nga: K.G. Më: 14 maj 2022 Në ora: 20:38
Liverpooli fiton Kupën e Anglisë

Liverpooli është fitues i Kupës së Anglisë (FA Cup)

Skuadra e Liverpoolit fitoi me penallti me rezultat 6:5 ndaj Chelseas. 

Ndeshja në kohën e rregullt, po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati ndryshim, rezultati 0:0.

Mohamed Salah është detyruar të largohet nga ndeshja në minutën e  33-të.  

Sulmuesi pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Diogo Jota.

Të dy ekipet treguan lojë të mirë në stadiumin “Wemblye” në Londër por sulmuesit nuk e kishin ditën e tyre.

Liverpooli me penallti u tregua më i mirë se skuadra londineze.

Nga penalltitë, për Chelsean shënuan Marcos Alonso, Reece James, Ross Barkley e Jorginho, Hakim Ziyech; dështuan Cesar Azpilicueta e Mason Mount, dhe për Liverpoolin realizuan James Milner, Thiago, Roberto Firmino, Trent Alexander-Arnold, Diogo Jota dhe Konstantinos Tsimikas; dështoi Sadio Mane.

Liverpooli e ka fituar Kupën FA për herë të tetë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat