Në kryeqytet përballen Prishtina - Drita

Futboll

Në kryeqytet përballen Prishtina - Drita

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:02
Në kryeqytet përballen Prishtina - Drita

Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 35-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll. 

Njëherit, kjo është java e parafundit e këtij edicioni mjaft interesant.

ashmë dihet kampioni dhe dy skuadrat që kanë rënë nga elita e futbollit kosovar.

Por, luftë e madhe po zhvillohet për t’i ikur pozitës së tetë, që dërgon në barazh.

Drenica, Malisheva, Dukagjini dhe Prishtina janë skuadrat që po luftojnë për t’iu shmangur pozitës së tetë në tabelë.

E ndeshja kryesore e ditës së sotme në BKT Superligë zhvillohet në kryeqytet, ku përballë njëra tjetrës janë dy rivalët e vjetër Prishtina dhe Drita.

Kryeqytetasit me një pikë nga kjo përballje do të ishin të kënaqur pasi nuk do të rrezikonin më atë pozitën e tetë, derisa gjilanasit kërkojnë triumfin për pozitën e dytë pasi kanë ende gjasa.

Dukagjini do ta zhvillojë njërën nga duelet më të rëndësishme, pasi në Klinë pret Llapin që tanimë nuk ka objektiva pasi ka siguruar Evropën dhe nuk mund të shkoj më lartë se pozita e katërt.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Drenicës dhe kampionit të ri të Kosovës, Ballkanit që do të zhvillohet në Skenderaj.

Ndërkohë nxehtë pritet të jetë edhe përballja Gjilani – Malisheva, me vendasit që kërkojnë pikët për ta siguruar vendin e dytë, derisa mysafirët pikët për t’i ikur fundit.

Krejt në fund do të përballen në Lipjan dy skuadrat e rëna tanimë nga elita e futbollit kosovar, Ulpiana dhe Feronikeli.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro në BKT Superligën e Kosovës fillojnë nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat