Mourinho takohet me ultrasit e Romës

Futboll

Mourinho takohet me ultrasit e Romës

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:31
Mourinho takohet me ultrasit e Romës

Roma u ndal në një barazim surprizues mbrëmjen e së shtunës në kampionat teksa ndaj Venezias që e kishte prerë biletën për në Serie B, nuk shkoi më shumë se barazim 1-1.

Megjithatë, verdhekuqtë e kanë mendjen te finalja e Conference League ndaj holandezëve të Feynoord e cila do të zhvillohet në Tiranë më datë 25 maj. Këtë e ka theksuar edhe Jose Mourinho ndërsa një moment special për portugezin ishte momenti kur shkoi dhe u përshëndet nga afër me ultrasit kryeqytetas.

“Shkova dhe falenderova tifozët sepse Roma është një familje.

Mënyra më e mirë për t’i falenderuar ata është që të japim maksimumin në fushë dhe nëse fitojmë trofeun në finalen e Tiranës, atëherë do të jetë një festë e merituar për tifozët.

Nëse ne fitojmë Conference League, atëherë mendoj se diçka e tillë do të jetë një arritje më e madhe se Milan apo Inter që mund të fitojnë titullin në Itali.

Trofeu jonë do të jetë më i veçantë prej pasionit të tifozëve, nuk e di nëse ata kanë qenë gjithnjë kaq të zjarrtë, por më duhet ta pranoj se tifozët e Romës janë shumë specialë”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat