Klopp: Ndonjëherë është më mirë ta “qep gojën”!

Futboll

Klopp: Ndonjëherë është më mirë ta “qep gojën”!

Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:07
Klopp: Ndonjëherë është më mirë ta “qep gojën”!

Liverpool iu gëzua trofeut të tetë në Fa Cup, teksa siguruan triumfin pas 16-vitesh pritje pasi mposhtën nga pika e bardhë në finale Chelsean. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp ishin më të qetë nga 11-metrat edhe pse një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dështoi përballë portierit Mendy.

Bëhet fjalë për Sadio Mane me senegalezin që u ndal nga bashkëkombasi i tij në portën e Chelsea, ndërsa pas sfidës, tekniku Jurgen Klopp e mori në mbrojtje sulmuesin duke theksuar se e kishte këshilluar gabim.

“Në penalltinë e Mane, 50% është faji im. I thashë se portieri Mendy e dinte mënyrën si godiste dhe e këshillova të ndryshonte stil. Ndonjëherë unë bëj mirë ta “qep gojën”.

Por, e rëndësishme është që ia dolëm të siguronim objektivin pas një ndeshje të jashtëzakonshme. Për goditjen e penalltive ne punojmë me një kompani të specializuar në neuroshkencë dhe ky trofe është edhe një dedikim për ta”, u shpreh Klopp.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat