Çfarë kujton nga Atalanta - Milan?

Futboll

Çfarë kujton nga Atalanta - Milan?

Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:12
Çfarë kujton nga Atalanta - Milan?

Dyzetekatër prezenca sezonale në të gjitha kompeticionet dhe dy gola për një total prej 2354 minutash.

Aleksi Salmakers nuk mund të ankohet për përdorimin e tij pasi është vetëm 22 vjeç, por rezervat i kanë tifozët të cilët belgu i kishte mësuar me vrapime dhe grintë.

Në këtë vit kalendarik nuk po arrin të japë kontributin e zakonshëm, por është gati të japë ndihmën e tij që në ndeshjen e sotme kundër Atalantës. Kështu të paktën garanton në intervistën e dhënë për televizionin e klubit kuqezi.

Çfarë kujtoni nga Atalanta-Milan e sezonit të kaluar?

"Ishte një ndeshje e vështirë. Mendërisht, deri në fund duhej të ishim të fokusuar dhe duhej të bënim gjërat e duhura. Gjithashtu në këtë ndeshje duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe të dëgjojmë këshillat që trajneri na jep çdo ditë.

Kam parë një grup që ka dhënë gjithçka gjatë javës në stërvitje dhe besoj se do të jemi gati për këto dy finale", tha Salmakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat