Fati i Arsenalit në duart e ekipit të Milot Rashicës

Futboll

Fati i Arsenalit në duart e ekipit të Milot Rashicës

Më: 17 maj 2022 Në ora: 00:27
Milot Rashica

Arsenali ka pësuar humbje ndaj Newcastle United, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së parafundit në Premier League.

Topçinjtë me këtë humbje rrezikojnë të mos kualifikohen në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi Tottenhami është në pozitën e katërt me dy pikë më shumë.

Arsenali tani duhet të shpresojë se Norwich City do ta mposhtë Tottenhamin në xhiron e fundit dhe topçinjtë të fitojnë ndaj Evertonit.

Xhiroja e fundit e Premier Leagues pritet të jetë mjaft interesante, pasi do të ketë ndeshje ku do të përcaktohet titulli, vendi i katërt për në Ligën e Kampionëve, dhe lufta për mbijetesë mes skuadrave nga vendet e fundit te tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat