Napoli përgatit kontratën e re për Amir Rrahmanin

Futboll

Napoli përgatit kontratën e re për Amir Rrahmanin

Më: 17 maj 2022 Në ora: 00:42
Amir Rrahmanin

Napoli raportohet se do t’i ofrojë kontratë të re Amir Rrahmanit.

Napoli, i cili tashmë ka siguruar vendin e tretë në tabelën e Serie A dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, thuhet se është duke menduar tani për sezonin e ardhshëm.

Klubi italian është duke përgatitur një kontratë të re për Rrrahmanin, i cili ishte i pazëvendësueshëm këtë sezon.

Sipas gazetarit italian dhe eksperti i merkatos, Nicolo Schira, Napoli do t’i ofrojë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Kontrata aktuale e reprezentuesit të Kosovës skadon më 30 qershor 2024.

28-vjeçari është pjesë e Napolit që nga janari i vitit 2020. Rrahmani ka regjistruar në total 61 paraqitje me skuadrën italiane në të gjitha garat.

Ish-mbrojtësi i Hellas Veronas ka shënuar pesë gola dhe një asistim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat