Sela: FC Shkupit ia urova titullin kampion, por ja përse s’mora pjesë në festë

Futboll

Sela: FC Shkupit ia urova titullin kampion, por ja përse s’mora pjesë në festë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:14
Sela: FC Shkupit ia urova titullin kampion, por ja përse s’mora pjesë në festë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se dje ka pasur ftesë për të parë ndeshjen Shkupi-Akademia Pandev, bashkë me politikanët e tjerë, por nuk ka preferuar të shkojë për shkak të politizimit të skajshëm që i është bërë sportit.

“Kam pasur ftesë për të parë ndeshjen Shkupi-Akademia Pandev, jam ftuar.

Nuk kam qenë prezent për shkak të politizimit të skajshëm që po i bëhet edhe sportit.

Jam ftuar edhe nëpër evenemente sportive të tjera, por preferoj të mos shkoj sepse aty pastaj nuk dihen skenarët e mundshëm që kanë përgatitur politika”, tha Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat