Futbollisti del hapur: Jam homoseksual

Futboll

Futbollisti del hapur: Jam homoseksual

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:51
Futbollisti del hapur: Jam homoseksual

Jack Daniels, 17 vjeç është bërë futbollisti i parë profesionist  në Evropë që ka dalë hapur duke deklaruar se është homoseksual, pas yllit të ndjerë të Nottingham Forest, Justin Fashanu.

Në një intervistë për Sky Sports, ai ka folur hapur për orientimi e tij seksual, teksa tha se dhe ekipi i tij Blackpool, e ka mbështetur.

"Tani është koha e duhur për ta bërë këtë. Ndjehem sikur jam gati t'u tregoj njerëzve historinë time. Unë dua që njerëzit të dinë mua të vërtetë. Kam menduar për një kohë të gjatë se si dua ta bëj, kur dua ta bëj. E di që tani është koha. Unë jam gati të jem vetvetja, të jem i lirë dhe të jem i sigurt me të gjitha."- tha ai gjatë intervistës.

Sulmuesi i ri tha se nuk donte më të jetonte një gënjeshtër,  pasi e dinte se ishte homoseksual që në moshë të re.

Jake tha: "Unë nuk mund të vendos një datë për të, por ndoshta isha pesë ose gjashtë vjeç kur e dija se isha homoseksual. Kështu që kam kaluar një kohë e gjatë që jetoj me gënjeshtrën.”

I vetmi futbollist anglez i famshëm që e kishte bërë këtë më parë ishte Justin Fashanu, i cili zbuloi se ishte homoseksual në vitin 1990. Ai vrau veten tetë vjet më vonë.

Yje të tjerë, duke përfshirë ish-asin e Aston Villa, Thomas Hitzlsperger, 40 vjeç dhe ish-lojtarin e të rinjve të Hull City, Thomas Beattie, 35, dolën hapur për prirjet e tyre seksuale kur karriera e tyre përfundoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat