Në Itali e quajnë “demi” i Spezias!

Futboll

Në Itali e quajnë “demi” i Spezias!

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:45
Në Itali e quajnë “demi” i Spezias!

Rei Manaj i ka bindur të gjithë te Spezia me performancat e tij në këtë sezon.

Sulmuesi shqiptar nuk ka shifrat më të mira në golat e shënuara, por puna e tij në repart dhe lënia e hapësirë për shokët e ekipit flasin më së miri për të.

Nuk mund të jetë rastësi që Spezia nuk humbet thuajse kurrë me Manajn në fushë, por e njeh këtë statistikë pa shqiptarin. Mediat pranë klubit të Spezias e quajnë si “demi Rei” që i ka bindur të gjithë për qëndrimin.

Por ka një problem për të blerë përfundimisht kartonin e Manajt nga Barcelona.

Paga është rreth 600 mijë euro neto dhe 1.2 milionë euro largim nga buxheti, që për këtë skuadër është shifër jashtë parametrave normal. Deri tani ishte Barcelona që ndihmoi me pagesën e sulmuesit shqiptar, por nëse blihet kartoni i tij, nuk do të ketë më formulë të tillë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat