Këto janë përballjet e Man Cityt dhe Liverpoolit

Futboll

Këto janë përballjet e Man Cityt dhe Liverpoolit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 23:33
Këto janë përballjet e Man Cityt dhe Liverpoolit

Liverpooli shënoi fitore sonte në udhëtim te Southamptoni me rezultatin 1:2, në xhiron e 37-të dhe të parafundit në Premier Ligë.

Kësisoj, skuadra kampione për sezonin 2021/22 në Angli do të mësohet pas xhiros së fundit.

Manchester City, që është lider në tabelë me 90 pikë, do të takohet me Aston Villan.

Kurse, Liverpooli i pozitës së dytë me 89 pikë, do të ketë punë me Wolvesin.

“Qytetarët” dhe “Të Kuqtë” këto ndeshje do t’i zhvillojnë në shtëpi.

Këto dy ndeshje dhe të gjitha ndeshjet tjera të xhiros së fundit në Premierligë do të zhvillohen më 22 maj.

Si zakonisht, ndeshjet e xhiros së fundit do të zhvillohen në orarin e njëjtë.

Të dhjetë ndeshjet e xhiros së 38-të në elitën e futbollit anglez do të luhen nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat