Barcelona përjashton rikthimin e mbrojtësit të “La Masia”

Futboll

Barcelona përjashton rikthimin e mbrojtësit të “La Masia”

Më: 18 maj 2022 Në ora: 08:57
Barcelona përjashton rikthimin e mbrojtësit të “La Masia”

Jordi Alba ka pasur luksin të mos përballet me konkurrencë të drejtpërdrejtë në Barcelonë në pozitën e tij prej disa vitesh.

Spanjolli është lojtari i vetëm për e krahun e majtë të mbrojtjes në “Camp Nou” dhe përpjekjet e klubit për të gjetur një konkurrent të tij në vitet e fundit kanë dështuar.

Sidoqoftë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron që ta ndryshojë kë të gjë në afatin kalimtar të transferimeve gjatë kësaj vere, ku si prioritet shihet transferimi i një mbrojtësi të krahut të majtë.

Barça ka qenë duke konsideruar disa opsione në muajt e fundit, si Nicolas Tagliafico të Ajaxit, Jose Gaya të Valencias, Marcos Alonso të Chelseat dhe mbrojtësin e Benficas, Alejandro Grimaldo.

Por, sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona e ka përjashtuar transferimin e Grimaldos, ndërsa si Gaya ashtu edhe Alonso shihen si opsione të mundshme, ku ky i fundit preferohet më shumë nga krerët e Barcelonës pasi përshtatet më së miri me situatën ekonomike të klubit.

Një kombinim i faktorëve ekonomikë dhe sportivë tani e përjashton Grimaldon nga gara, ku kjo përfshinë jo vetëm çmimin e lartë që kërkon Benfica, por edhe rekordin e dobët të produktit të “La Masia”, i cili bëri afro 100 paraqitje për Barça B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat