Arrestohet tifozi që e sulmoi fizikisht yllin e Sheffieldit Utd

Futboll

Arrestohet tifozi që e sulmoi fizikisht yllin e Sheffieldit Utd

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:10
Arrestohet tifozi që e sulmoi fizikisht yllin e Sheffieldit Utd

Ylli i Sheffield United, Billy Sharp ka përfunduar i gjakosur pas sulmit fizik që ia bëri një tifoz në ndeshjen e dytë të “play-offit” të Championshipit anglez në Nottingham.

Forest e fituan lojën e dytë me penallti, ndërsa tifozët përfunduan në fushë pasi e panë ekipin e tyre duke e siguruar një vend në finalen e Wembleyt.

Menaxheri i Sheffieldit, Paul Heckingbottom thotë se pas ndeshjes, Sharp u lëndua pas sulmit që ia bëri një tifoz dhe ai u përgjak.

Siç mund të shihet në video, tifozi e qëllon me kokë në fytyrë futbollistin britanik, i cili përfundon në tokë.

Pas këtij rasti, policia e Nottinghamshire u vu në kërkim të huliganit dhe e arrestoi atë.

Bëhet fjalë për një tifoz 31 vjeçar, i cili është dërguar në mbajtje.

Nottinghami ka shprehur keqardhje për rastin pasi Sharp kishte luajtur për këtë skuadër në sezonin 2012/13, shkruan “Gazeta Express”.

Në një njoftim, Forest kërkoi që tifozi agresor të dënohet përjetë për të mos hyrë në stadiume futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat