​Italia në botëror? Shefi i federatës jep lajmin përfundimtar

Futboll

​Italia në botëror? Shefi i federatës jep lajmin përfundimtar

Më: 18 maj 2022 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Gabriele Gravina, shefi i Federatës së Futbollit të Italisë, ka shuar çdo shpresë që tifozët e Italisë kishin për për një vend në Kupën e Botës 2022.

Skuadra e Roberto Mancinit pësoi një disfatë shokuese nga Maqedonia e Veriut në play-off, por të hënën, ish-anëtari i komitetit CONI, Franco Chimenti tha se Italia ka ende një shans për shkak të mundësisë që Ekuadori mund të përjashtohet.

Amerikanët e Jugut janë nën hetim për falsifikimin e dokumenteve të një prej lojtarëve dhe, në rast përjashtimi, Chimenti tha se FIFA do të pranonte kombëtaren e renditur më lartë që nuk u kualifikua, e që në këtë rast është Italia.

Megjithatë, Gravina tha se, pasi ka folur me organin qeverisës të futbollit botëror, ai është siguruar që nuk është kështu.

I pyetur në këshillin federal në Romë se cilat ishin shanset që Italia të ripranohej në Kupën e Botës, ai u përgjigj: “Zero”.

“Evropa ka 13 vende në dispozicion dhe ato janë zënë. Nëse një vend bëhet i disponueshëm në Amerikën e Jugut, ai do t'i shkonte një kombi të Amerikës së Jugut. Ne kemi folur me FIFA-n dhe përgjigja ishte krejtësisht negative”, bëri të ditur Gravina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat