Arrihet marrëveshja mes Qeverisë Britanike dhe Abramovichit

Futboll

Arrihet marrëveshja mes Qeverisë Britanike dhe Abramovichit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 17:48
Arrihet marrëveshja mes Qeverisë Britanike dhe Abramoviçit

Pas disa javësh pasigurie për të ardhmen e Çellsi-t, qeveria britanike ka rënë dakord me ish-pronarin e saj, manjatin rus, Roman Abramovich, mbi kushtet ligjore për shitjen e ekipit, i cili do të kalojë në duart e biznesmenit amerikan Todd Boehly.

Gjatë dy dekadave të fundit, Abramoviç financoi Çellsi-n me më shumë se 2 miliardë euro dhe pavarësisht se ish-pronari kishte informuar se nuk do të kërkonte shlyerjen e borxhit, në kabinetin e Boris Johnson kishte shqetësime dhe frikë se manjati rus nuk do ta mbante premtimin për të hequr dorë nga borxhet që i duheshin shlyer.

Mirëpo sipas “Sky”, Abramoviç dhe këshilltarët e tij janë të bindur se propozimi i tyre i fundit për shitjen e klubit do të pranohet nga “Doëning Street”. Një hap shumë domethënës sepse qeveria ishte pengesa e fundit për shitjen e Chelsea-t, operacion që e kishte dritën jeshile nga Premier Liga.

Para se të blinte ekipin anglez, Boehly duhej të kalonte “testin e pronarëve dhe drejtorëve”, një test që u bëhet pronarëve të rinj, në të cilin liga angleze analizon nëse kandidati për të blerë një klub ka ndonjë pengesë ligjore për ta blerë klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat